Nën moton “Siguria që nga dita e parë”, sot shënojmë Ditën Botërore të Pacientëve. Përmes kësaj fushate i bashkohemi nismës globale për rritjen e sigurisë në shëndetësi dhe ndërtimin e shërbimeve ku pacienti është në qendër të kujdesit.
Kjo ditë bashkon pacientët, familjet e tyre, punonjësit shëndetësorë dhe vendimmarrësit për të dëshmuar përkushtimin ndaj sigurisë së pacientëve. Fushata nxit solidaritet global dhe veprim të përbashkët për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor dhe të sigurt për të gjithë.
Rezoluta WHA 72.6 e njeh sigurinë e pacientëve si prioritet global dhe e cakton 17 Shtatorin si ditën që çdo vit do të promovojë këtë qëllim të rëndësishëm.

