Të nderuar,
Health & Sport Partners (Shoqata “Partnerët e Shëndetit dhe Sportit”), në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, ka kënaqësinë t’ju përcjellë ftesën për pjesëmarrje në “MedSportTech International Congress 2026”, që do të zhvillohet më 13–15 tetor 2026, pranë MAK Albania Hotel, Tiranë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, ju ftojmë që informacionin dhe ftesën për pjesëmarrje t’ua përcillni edhe anëtarëve të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët mund të jenë të interesuar për programin dhe temat e këtij kongresi.
Për herë të parë në Shqipëri, ky kongres bashkon farmacinë, mjekësinë, sportin, nutricionin, antidopingun, teknologjinë dhe inovacionin në një platformë të përbashkët shkencore, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të farmacistit në këshillimin e sportistëve dhe të personave që ushtrojnë aktivitet fizik, me fokus në përdorimin e sigurt të barnave dhe suplementeve ushqimore, nutricionin në nivel molekular dhe ndërgjegjësimin për antidopingun.
Pjesëmarrja në kongres përbën një mundësi për të zgjeruar njohuritë profesionale, forcuar bashkëpunimin me profesionistë të fushave të ndryshme dhe sjellë perspektiva të reja në praktikën farmaceutike, duke fuqizuar rolin e farmacistit në këshillim dhe vendimmarrje profesionale.
Informacion mbi pjesëmarrjen:
- Data: 13–15 tetor 2026
- Vendndodhja: MAK Albania Hotel, Tiranë
- Tarifa e regjistrimit: 4 500 lekë
- Regjistrimi: Kryhet online në faqen zyrtare të HSP-së: https://hsp.al/konferenca_farmaciste?conf=medsporttech-international-congress-2026
- Akreditimi: Aktiviteti është në proces akreditimi për 9 kredite nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor (ASCK).
- Programi shkencor: Bashkëngjitur do të gjeni programin shkencor në linkun e mëposhtëm: https://hsp.al/konferenca_farmaciste?conf=medsporttech-international-congress-2026
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni në adresën e emailit info@hsp.al ose në numrin e telefonit +355 69 405 0344.
Së bashku për një ekosistem të ri të shëndetit, ku farmacisti ka një rol të rëndësishëm në këshillim, parandalim dhe kujdes ndaj individit.
Me respekt,
Health & Sport Partners (HSP)
