Kryetarja e Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, farm.sp. Vesna Stavrova, më 26 dhe 27 shtator 2025 mori pjesë në ceremoninë solemne në Zagreb me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Odës së Farmacistëve të Kroacisë.
Në këtë ngjarje, e cila mblodhi përfaqësues të organizatave farmaceutike nga rajoni, Stavrova ishte e ftuar nga kryetarja e Odës së Farmacistëve të Kroacisë, znj. Ana Soldo.
Ceremonia, e cila ishte më shumë se një ngjarje formale, u shënua me shkëmbim të përvojave profesionale dhe hapje të temave për statusin dhe rolin e ardhshëm të farmacistëve, për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe nevojën për ndjekje të vazhdueshme të risive në profesion.

Tridhjetëvjetori u kurorëzua edhe me një mesazh universal – bashkëpunimi profesional është i rëndësishëm, por miqësia, besimi i ndërsjellë dhe komunikimi janë themeli mbi të cilin ndërtohen partneritete të qëndrueshme dhe të suksesshme.

