02 3217 614 , 02 3217 637    info@fk.mk
No Result
View All Result
  • Ballina
  • MBI ODËN
    • VEPRIMTARIA THEMELORE E ODËS
    • QËLLIMET DHE DETYRAT E ODËS
    • ORGANIZIMI I ODËS
    • ORGANET E ODËS
    • RREGULLATIVA
    • Raportet vjetore
  • PËR ANËTARËT
    • ANËTARËSIMI
    • APLIKACIONET DHE KËRKESAT
    • PUNË PROVË DHE PROVIMI PROFESIONAL
    • LIÇENCAT
    • RIPËTËRITJE E LIÇENCAVE
    • NJOHJA E LIÇENCËS
  • Edukimi në vazhdim
    • AKREDITIMI
    • Zhvillimi profesional
  • Mbikqyrje profesionale
    • Dokumente
  • Lajme
  • Kontakt
  • 🇲🇰 MK
  • Ballina
  • MBI ODËN
    • VEPRIMTARIA THEMELORE E ODËS
    • QËLLIMET DHE DETYRAT E ODËS
    • ORGANIZIMI I ODËS
    • ORGANET E ODËS
    • RREGULLATIVA
    • Raportet vjetore
  • PËR ANËTARËT
    • ANËTARËSIMI
    • APLIKACIONET DHE KËRKESAT
    • PUNË PROVË DHE PROVIMI PROFESIONAL
    • LIÇENCAT
    • RIPËTËRITJE E LIÇENCAVE
    • NJOHJA E LIÇENCËS
  • Edukimi në vazhdim
    • AKREDITIMI
    • Zhvillimi profesional
  • Mbikqyrje profesionale
    • Dokumente
  • Lajme
  • Kontakt
  • 🇲🇰 MK
No Result
View All Result
Фармацевтска Комора
No Result
View All Result

Dita Botërore e Farmacistëve – 25 shtator

admin by admin
September 25, 2025
Dita Botërore e Farmacistëve – 25 shtator
Share on FacebookShare on Twitter

Dita Botërore e Farmacistëve (25 shtator) është ditë ndërkombëtare e farmacistëve, por edhe e farmacisë si profesion. Farmacistët gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të mbeten ofrues kyç të shërbimeve shëndetësore, dhe me zgjerimin e fushës së praktikave dhe detyrave të përditshme, vetë profesioni farmaceutik kalon në transformim, duke e bërë profesionin farmaceutik qendror në sistemin bashkëkohor shëndetësor. Farmacistët janë të aftë t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve, problemeve, situatave, në mënyrë maksimale profesionale dhe të qëndrueshme ndaj të gjithëve, madje edhe sfidave më të vogla, pavarësisht nëse bëhet fjalë për hulumtimet laboratorike, proceset teknologjike, njohjen e barnave natyrore, por edhe ofrimin e mbrojtjes shëndetësore farmaceutike.

Trendi bashkëkohor global e vendos farmacinë në fokus të veçantë të shëndetësisë digjitale dhe praktikave e përvojave të avancuara nga fusha siç janë shkrim-leximi digjital, inteligjenca artificiale, tele-farmacia, vaksinimi nga farmacistët. Sigurisht edhe mënyrat inovative teknologjike për prodhimin e sistemeve avangarde për transportin e molekulave aktive deri te receptorët e synuar, janë me interes të veçantë për farmacinë.

Përcaktimi i së ardhmes së profesionit farmaceutik, qoftë në aspektin teknologjik-prodhues, laboratorik, por mbi të gjitha farmaceutik, varet nga ne vetë. Investimi në dijen tonë, mësimi i aftësive të reja, fitimi i kualifikimeve dhe kompetencave të reja, janë momentet kyçe me të cilat ne, farmacistët, mund të luftojmë për vendin tonë qendror si në jetën publike, ashtu edhe në institucionet e sistemit.

Këtë vit, më 25 shtator shënohen 113 vjet nga themelimi i Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve (International Pharmaceutical Federation – FIP), pra për të 16-tën herë festohet Dita Botërore e Farmacistëve. Në vitin 2020, FIP krijoi Javën Botërore të Farmacisë, duke e zgjeruar kështu festimin për një javë të tërë, duke përfshirë të gjithë profesionin farmaceutik, si dhe të gjitha sektorët e tij.

Është përgjegjësia jonë morale, etike dhe profesionale ta respektojmë profesionin dhe fushën tonë 365 ditë në vit.

Të dashur kolegë, gëzuar festa!

admin

admin

Next Post
Me ftesë të Ana Soldo, Stavrova në jubileun e Odës së Farmacistëve të Kroacisë

Me ftesë të Ana Soldo, Stavrova në jubileun e Odës së Farmacistëve të Kroacisë

Copyright © 2023 Фармацевтска комора на Република Северна Македонија

No Result
View All Result
  • Ballina
  • MBI ODËN
    • VEPRIMTARIA THEMELORE E ODËS
    • QËLLIMET DHE DETYRAT E ODËS
    • ORGANIZIMI I ODËS
    • ORGANET E ODËS
    • RREGULLATIVA
    • Raportet vjetore
  • PËR ANËTARËT
    • ANËTARËSIMI
    • APLIKACIONET DHE KËRKESAT
    • PUNË PROVË DHE PROVIMI PROFESIONAL
    • LIÇENCAT
    • RIPËTËRITJE E LIÇENCAVE
    • NJOHJA E LIÇENCËS
  • Edukimi në vazhdim
    • AKREDITIMI
    • Zhvillimi profesional
  • Mbikqyrje profesionale
    • Dokumente
  • Lajme
  • Kontakt
  • 🇲🇰 MK

Copyright © 2023 Фармацевтска комора на Република Северна Македонија