Shënohet Dita Botërore e Farmacistëve “Farmacistët: Plotësimi i Nevojave Shëndetësore Globale”

Nën moton “Farmacistët: Përballja me Nevojat e Shëndetit Global”, sivjet festohet 25 shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve. Motoja e sivjetme e FIP, lider i farmacisë në nivel global, buron nga sfidat shëndetësore me të cilat përballet bota dhe nga rëndësia në rritje e sigurimit të aksesit të barabartë në kujdesin e mirë shëndetësor përmes sistemeve të qëndrueshme shëndetësore në të gjitha vendet.

Si rezultat i pandemisë, shumë vende dhe organizata kanë zhvilluar strategji të reja globale shëndetësore, duke adresuar sfidat urgjente aktuale dhe të ardhshme, si mungesa e aksesit në kujdesin shëndetësor, mungesa e punonjësve shëndetësorë, rezistenca antimikrobike, ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit, HIV dhe sëmundjet e reja infektive.

Si anëtarë integral të sistemeve të kujdesit shëndetësor, farmacistët luajnë një rol jetik në plotësimin e nevojave shëndetësore. Ato ofrojnë akses në ilaçet thelbësore, këshilla dhe kujdes shëndetësor parësor, veçanërisht në kushte me burime të kufizuara.

Ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, marrin pjesë në kërkimin dhe zhvillimin e ilaçeve të reja dhe kujdesen që antibiotikët të përdoren vetëm kur është e nevojshme. Siç u dëshmua gjatë pandemisë Covid, farmacistët janë në vijën e parë të përballjes me krizat globale shëndetësore.

Fushata e Ditës Botërore të Farmacistëve të FIP-it është mjet për profesionin, për të festuar kontributin që jep për një shëndet më të mirë në mbarë botën. 

Gëzuar 25 Shtatori, Dita Botërore të Farmacistëve.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH