Takim mes krerëve të Odës Farmaceutike dhe Fondit për Shëndetësi

Ofrimi i barnave gjithnjë e më efikase në farmaci dhe spitale

Ofrimi i barnave gjithnjë e më efikase në farmaci dhe spitale, zgjerimi i listës pozitive me ilaçe të reja, më bashkëkohore dhe trajtimi i ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, si dhe problemet thelbësore me të cilat ballafaqohen farmacitë spitalore për sa i përket statusit dhe funksionimit të tyre, këto dhe të tjera ishin temat e bisedës në takimin e mbajtur mes  përfaqësuesve të Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski.

Në takimin me kreun e Fondit morën pjesë Vesna Stavrova, kryetare e Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asistent profesoreshë, dr. Biljana Llazarova, kryetare e Bordit të Farmacistëve Spitalorë pranë Odës dhe M.Sc. spec. Maja Kovaçeva, zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Barnave (MALMED).

Drejtori Klekovski u njoftua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen farmacistët dhe të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë. U hap edhe çështja e rritjes së çmimit të shërbimeve të farmacistëve, me theks të veçantë se diskutimet për këtë temë do të vazhdojnë edhe më tej.

Përfaqësuesit e Odës Farmaceutike morën mbështetje nga Klekovski për nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të statusit të farmacistëve, si punëtorë shëndetësorë më të aksesueshëm, dhe domosdoshmërinë e trajtimit të tyre si aktorë të barabartë në sistemin shëndetësor të shtetit.

Njëkohësisht, u ra dakord që bashkëpunimi mes Fondit të Shëndetësisë dhe Odës Farmaceutike të vazhdojë, përmes takimeve të rregullta që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore të të siguruarve.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH