ZGJEDHJE 2027-2031

Ju njoftojmë se sot, më 2.11.2026, shpallen zgjedhjet për anëtarët e organeve të Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën e mandatit 2027–2031.
Për këtë qëllim, publikojmë vendimet e mëposhtme. Ju lutemi t’i lexoni dhe të informoheni për të gjitha aktivitetet dhe veprimet që do të ndërmerren gjatë zhvillimit të procedurës zgjedhore:
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve;
Vendimi për përcaktimin e afateve për veprimet zgjedhore;
Vendimi për përcaktimin e kushteve për kandidim dhe formulari i fletëkandidimit;
Vendimi për përcaktimin e kushteve për emërimin e këshillave zgjedhorë;
Vendimi për përcaktimin e numrit të anëtarëve sipas njësive zgjedhore;
Formulari i fletëkandidimit.
 
Oda e Farmacistëve e RMV-së
Komisioni Zgjedhor

Në bazë të nenit 46 paragrafi 2 alineja 3 të Statutit të Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 115/2022), Komisioni Zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur më 02.11.2026, e miratoi këtë:

V E N D I M

për kushtin e emërimit të anëtarit të këshillit zgjedhor

Neni 1

Anëtar i këshillit zgjedhor në zgjedhjet për organet e Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të jetë kandidati për anëtar të Kuvendit, Bordit Ekzekutiv, Bordit Mbikëqyrës, Gjykatës së Nderit ose prokuror, e as kandidat për kryetar të Odës ose kryetar të Kuvendit.

Neni 2

Nëse Komisioni Zgjedhor konstaton se personi i emëruar si anëtar i këshillit zgjedhor është kandidat në këto zgjedhje, menjëherë e zëvendëson me një person tjetër.

Neni 3

Ky vendim publikohet në ueb-faqen e Odës dhe zbatohet gjatë emërimit të këshillave zgjedhorë.

Neni 4

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

A R S Y E T I M

Statuti nuk përmban ndalesë të shprehur që një anëtar i këshillit zgjedhor të jetë kandidat. Anëtari i këshillit e zbaton procesin e votimit dhe i përcakton rezultatet në vendvotim. Për të shmangur konfliktin e interesit dhe për të siguruar objektivitetin e procedurës, Komisioni Zgjedhor, në bazë të autorizimit për të dhënë udhëzime për zbatimin e drejtë të zgjedhjeve, e përcakton këtë rregull para emërimit të këshillave zgjedhorë.

 

2.11.2026

Oda e Farmacistëve e RMV-së

Komisioni Zgjedhor

Slavica Todorovska – Kryetare

Në bazë të nenit 44 të Statutit të Odës së Farmacistëve të Republikës së
Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.
115/2022), nenit 4 të Vendimit të Komisionit Zgjedhor të datës 12.06.2026 për
anulimin e zgjedhjeve dhe nenit 4 të Vendimit të Komisionit Zgjedhor të datës
16.06.2026 për vazhdimin e mandatit të organeve të Odës, kryetari i Kuvendit të
Odës, më datë 2.11.2026, e miratoi këtë:

V E N D I M
për shpalljen e zgjedhjeve për organet e Odës së Farmacistëve të Republikës
së Maqedonisë së Veriut për periudhën e mandatit 2027–2031
Neni 1
Shpallen zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, anëtarët e
Bordit Mbikëqyrës, anëtarët e Gjykatës së Nderit, Prokurorin, Kryetarin e Kuvendit
dhe Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për
periudhën e mandatit 2027–2031.
Zgjedhja e Kryetarit të Odës dhe e Kryetarit të Kuvendit realizohet në mbledhjen
konstituive të Kuvendit në përbërjen e re, në përputhje me nenet 63–66 dhe nenin 69
të Statutit.
Neni 2
Procedura zgjedhore fillon më 2.11.2026 dhe përfundon me verifikimin e mandateve
në mbledhjen konstituive, më së voni deri më 18.01.2027.
Neni 3
Për zbatimin e zgjedhjeve mbetet Komisioni Zgjedhor i formuar me Vendimin nr. 02-
129/1 të datës 07.05.2026, mandati i të cilit është vazhduar me Vendimin nr. 02-
335/2 të datës 26.06.2026, në këtë përbërje:
1. Slavica Todorovska – kryetare;
2. Angela Gjorgieva – anëtare;
3. Kiril Pecevski – anëtar;
4. Dijana Miceva – anëtare;
5. Marija Pendovska – anëtare.
Komisioni vendos me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Neni 4
Të drejtë vote ka çdo farmacist anëtar i Odës, shtetas i Republikës së Maqedonisë
së Veriut, me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës, i evidentuar në
Regjistrin e Odës deri në ditën e miratimit të këtij vendimi, në përputhje me nenin 42
dhe nenin 51 të Statutit.

Neni 5
Një kopje e këtij vendimi i dorëzohet kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zgjedhor
dhe publikohet në ueb-faqen e Odës.
Neni 6
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

A R S Y E T I M
Zgjedhjet e shpallura me Vendimin nr. 02-129/1 të datës 07.05.2026 dhe të
realizuara më 11.06.2026 janë anuluar në tërësi. Neni 4 i vendimit për anulimin i
obligon organet kompetente të shpallin procedurë të re. Në përputhje me nenin 44 të
Statutit, zgjedhjet shpallen nga kryetari i Kuvendit. Me vazhdimin e mandatit deri më
18.01.2027, shpallja e zgjedhjeve më 2.11.2026 bëhet brenda afatit „më së voni 60
ditë para skadimit të mandatit“.

2.11.2026
Oda e Farmacistëve e RMV-së
Kryetar i Kuvendit të Odës
Dipl. farm. Milan Keroski

Në bazë të nenit 46 paragrafi 2 alineja 10 dhe nenit 53 të
Statutit, Komisioni Zgjedhor i Odës së Farmacistëve të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e
mbajtur më 2.11.2026, e miratoi këtë:
V E N D I M
për formularin e fletëkandidimit dhe kushtet për kandidim
Neni 1
Përcaktohet formulari i fletëkandidimit, i dhënë në aneksin e këtij vendimi. Formulari
publikohet në ueb-faqe më 2.11.2026 dhe shkarkohet nga aty.
Neni 2
Fletëkandidimi i dorëzohet Odës në periudhën nga 2.11.2026 deri më 16.11.2026,
deri në orën 16:00, përmes postës elektronike, personalisht në arkiv ose me postë
rekomande, me shënimin „për Komisionin Zgjedhor“. Fletëkandidimi i paplotë dhe
fletëkandidimi pa dëshmitë e kërkuara nuk merren parasysh.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
ANEKSI 1 i këtij vendimi
FLETËKANDIDIMI
Për zgjedhjet për organet e Odës së Farmacistëve, mandati 2027–2031
1. Emri, emri i babait dhe mbiemri:
______________________________________
2. Numri amëz (EMBG): __________________________________________
3. Adresa e vendbanimit: ___________________________________________
4. Njësia territoriale sipas vendbanimit: nr. ______
5. Telefoni dhe e-maili:
______________________________________________
6. I/e punësuar në:
__________________________________________________
7. Kandidohem për (rrethohet njëra):
а) anëtar i Kuvendit, sipas përkatësisë në njësinë territoriale sipas vendbanimit;
b) anëtar i Bordit Ekzekutiv, sipas përkatësisë në njësinë territoriale sipas
vendbanimit;

v) anëtar i Bordit Mbikëqyrës (pavarësisht nga njësia territoriale);
g) anëtar i Gjykatës së Nderit (pavarësisht nga njësia territoriale);
d) prokuror (pavarësisht nga njësia territoriale);
gj) kryetar i Kuvendit, kandidon edhe për anëtar të Kuvendit sipas përkatësisë në
njësinë territoriale sipas vendbanimit;
е) kryetar i Odës (pavarësisht nga njësia territoriale);
Bashkëngjis:
 Pasqyrën e paraqitjeve dhe çregjistrimeve nga Agjencia e Punësimit e RMV-
së,
 Dëshminë për pagesën e anëtarësisë.
Deklaroj se jam anëtar/e i/e Odës, shtetas/e i/e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
se kandidohem me vullnetin tim të lirë dhe se nuk kandidohem për ndonjë organ
tjetër të Odës, në përputhje me nenin 43 paragrafi 3 të Statutit.

Data: ______________ Nënshkrimi: ______________________________

Kushtet dhe dëshmitë
Kryetar i Odës:
– Të ketë përvojë pune në farmaci së paku 10 vjet (programi i punës së Odës për
periudhën e mandatit zgjedhor, pasqyra e paraqitjeve dhe çregjistrimeve nga
Agjencia e Punësimit, dëshmia për pagesën e anëtarësisë).
Kryetari i Odës zgjidhet nga Kuvendi, nga radhët e anëtarëve të Odës, për një
periudhë prej 4 vjetësh, me mundësi rizgjedhjeje.
Kryetar i Kuvendit të Odës:
– Të ketë së paku 10 vjet përvojë pune në farmaci (pasqyra e paraqitjeve dhe
çregjistrimeve nga Agjencia e Punësimit, dëshmia për pagesën e anëtarësisë).
Anëtar i Bordit Ekzekutiv:
– Të ketë përvojë pune në farmaci së paku 5 vjet (pasqyra e paraqitjeve dhe
çregjistrimeve nga Agjencia e Punësimit, dëshmia për pagesën e anëtarësisë).
Anëtarët e Bordit Ekzekutiv zgjidhen për një periudhë prej 4 vjetësh dhe mund të
rizgjidhen më së shumti edhe një herë.
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
– Të ketë përvojë pune në farmaci së paku 5 vjet (pasqyra e paraqitjeve dhe
çregjistrimeve nga Agjencia e Punësimit, dëshmia për pagesën e anëtarësisë).
Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës zgjat 4 vjet, me mundësi rizgjedhjeje më së
shumti edhe një herë.
– Për anëtar të Gjykatës së Nderit – dëshmi për pagesën e anëtarësisë.
– Prokuror – dëshmi për pagesën e anëtarësisë.

2.11.2026
Oda e Farmacistëve e RMV-së
Komisioni Zgjedhor
Slavica Todorovska – kryetare

Në bazë të nenit 46 paragrafi 2, alineat 1, 3, 4 dhe 7 të Statutit të Odës së
Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 4 të Vendimit të
Kryetarit të Kuvendit të datës 2.11.2026 për shpalljen e zgjedhjeve, Komisioni
Zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur më 2.11.2026, e miratoi këtë:

V E N D I M
për përcaktimin e afateve të veprimeve zgjedhore
Neni 1
Përcaktohet kalendari i mëposhtëm i afateve për procedurën e re zgjedhore për
periudhën e mandatit 2027–2031:
1. Publikimi i vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, formularit të fletëkandidimit dhe
listës zgjedhore sipas njësive territoriale – 2.11.2026;
2. Dorëzimi i fletëkandidimeve – nga data 2.11.2026 deri më 16.11.2026, deri në
orën 16:00, përmes postës elektronike të Odës, me dorëzim të drejtpërdrejtë në
arkiv ose me postë rekomande me shënimin „për Komisionin Zgjedhor“, në përputhje
me nenin 53 të Statutit;
3. Shqyrtimi i kandidaturave, hartimi dhe publikimi i listave të kandidatëve –
23.11.2026;
4. Kundërshtimi lidhur me listat dhe kandidaturat – brenda afatit prej dy ditësh nga
publikimi, përkatësisht deri më 25.11.2026, deri në orën 16:00; vendimi lidhur me
kundërshtimin merret brenda afatit prej 24 orësh, në përputhje me nenin 68 të
Statutit.
Neni 2
Kandidati paraqitet me fletëkandidim të plotësuar, në të cilin shënohet për cilin organ
kandidon dhe nga cila njësi territoriale, sipas vendbanimit. Për Bordin Mbikëqyrës,
Gjykatën e Nderit, prokurorin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Odës, kandidimi
është i pavarur nga njësia territoriale, në përputhje me nenin 62 të Statutit.
Fletëkandidimit i bashkëngjiten dëshmitë për plotësimin e kushteve të përcaktuara
me Statut, kur këto kushte janë të përcaktuara.

Neni 3
Nga njësitë territoriale 1 deri në 7 zgjidhen nga 5 anëtarë të Kuvendit dhe nga 1
anëtar i Bordit Ekzekutiv. Nga njësia territoriale 8 zgjidhen 15 anëtarë të Kuvendit
dhe 3 anëtarë të Bordit Ekzekutiv, në përputhje me nenin 52 të Statutit.

Për Bordin Mbikëqyrës zgjidhen 3 kandidatë.
Për Gjykatën e Nderit zgjidhen 3 kandidatë, ndërsa për prokuror 1.
Neni 4
Ky vendim publikohet në ueb-faqen e Odës dhe u dorëzohet anëtarëve në mënyrë
elektronike. Hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

2.11.2026
Oda e Farmacistëve e RMV-së
Komisioni Zgjedhor
Slavica Todorovska – kryetare