Puna e Odës drejtohet nga anëtarët e saj nëpërmjet përfaqësuesve të njësisë së tyre territoriale në organet e Odës.
Përfaqësuesit e anëtarësisë në organet e Odës punojnë sipas udhëzimeve të anëtarëve që i kanë zgjedhur dhe para tyre janë përgjegjës për punën e tyre.
Organet e Odës janë:
Kuvendi i Odës
Kuvendi është organi më i lartë i Odës.
Kuvendi përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga anëtarët e tij dhe ka 54 përfaqësues.
Kuvendi i Odës:
- Miraton Programin Vjetor të Punës dhe Planin Financiar dhe raporton për zbatimin e tyre;
- Miraton Statutin dhe bën ndryshimin dhe plotësimin e Statutit;
- Vendos për lartësinë e anëtarësimit;
- Emëron dhe shkarkon kryetarin e Odës, kryetarin e Kuvendit të Odës, anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, anëtarët e Gjykatës së Nderit dhe prokurorin;
- E shqyrton raportin për llogarinë përfundimtare të vitit paraprak;
- Miraton akte të përgjithshme në pajtim me Ligjin dhe Statutin;
- Miraton konkluzione, konstaton qëndrime dhe jep mendime për çështje të rëndësishme për punën e Odës;
- Vendos për lidhjen dhe bashkëpunimin e Odës me organizatat e tjera të ngjashme brenda dhe jashtë vendit;
- Vendos për shpërndarjen e parakohshme të Kuvendit,
Kryetari i Kuvendit
Kryetari i Kuvendit është anëtar i tij dhe angazhohet për:
- Afirmimin e profesionit farmaceutik;
- Zhvillimin dhe modernizimin e punës së Odës;
- Përfaqësimin e paanshëm dhe të barabartë të interesave të segmenteve të veçanta të veprimtarisë farmaceutike;
Këshilli Ekzekutiv
Këshilli Ekzekutiv ka 11 anëtarë. Njësitë territoriale nga 1 deri në 7 kanë nga një anëtar – përfaqësues, ndërsa njësia territoriale 8 ka 3 anëtarë – përfaqësues në Këshillin Ekzekutiv.
Kryetari i Odës, me funksion është anëtar i Këshillit Ekzekutiv dhe kryetar i tij.
Anëtarët e Këshillit Ekzekutiv zgjidhen nga Kuvendi i Odës me propozimin e njësive territoriale.
Këshilli Ekzekutiv i kryen detyrat si në vijim:
- i propozon Kuvendit miratimin e Programit të Punës dhe Planit Financiar;
- shqyrton dhe miraton propozime për materialet e mbledhjeve të Kuvendit;
- e zbaton Programin e Punës dhe Planin Financiar dhe vendimet e tjera të Kuvendit dhe për këtë e njofton Kuvendin;
- shqyrton propozimet e anëtarëve për veprimin e Odës;
- zbatimin e akteve të miratuara nga Kuvendi;
- përcaktimin e propozimeve të akteve të miratuara nga Kuvendi;
- ngrit iniciativë për miratimin dhe ndryshimin e ligjeve përkatëse dhe rregullave të tjera;
- shqyton dhe merr qëndrime për zhvillimin e veprimtarisë së Odës që ndikojnë në avancimin e punës;
- ofron transparencë për punën e Odës;
- i miraton të gjitha aktet e përgjithshme që nuk janë në kompetencë të Kuvendit;
- parashtron raport të Kuvendit për punën e tij;
- formon trupa pune të përhershme ose të përkohshme për kryerjen e detyrave të caktuara;
- menaxhon me mjetet në dispozicion të Odës;
- miraton llogarinë përfundimtare për vitin paraprak;
- mbikëqyr punën e shërbimit profesional dhe vendos për themelimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të punëtorëve në shërbimin profesional;
- shpall konkurs dhe zgjedh sekretarin e Odës;
- vendos për kundërshtimet dhe ankesat e aktvendimeve nga marrëdhënia e punës;
- i propozon Kuvendit anëtarësimin në organizatat dhe asociacionet e ngjashme përkatëse brenda dhe jashtë vendit;
- në përputhje me ligjin i klasifikon dokumentet dhe të dhënat që përfaqësojnë sekret dhe njoftimi i të cilave do të ishte në kundërshtim me interesat e Odës;
- kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me këtë Statut ose me aktet e tjera të Odës.
Për punën e tij, Këshilli Ekzekutiv është përgjegjës para Kuvendit të Odës.
Kryetari i Odës
Kryetari i Odës kujdeset për ushtrimin e funksioneve të Odës.
Kryetari i Odës:
- udhëheq me punën e Odës;
- miraton vendime, aktvendime dhe akte të tjera lidhur me udhëheqjen e punës së Odës, të cilat nuk janë në kompetencë të organeve të tjera;
- i nënshkruan aktet e miratuara në mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv;
- ndërmerr aktivitete për zbatimin e akteve të miratuara nga Kuvendi, Këshilli Ekzekutiv, komisionet dhe organet e tjera të Odës;
- i nënshkruan dokumentet nga puna materiale financiare e Odës;
- i nënshkruan marrëveshjet e lidhura nga Oda;
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, Statut dhe me akte të tjera të Odës.
Gjykata e Nderit dhe prokurori
Gjykata e Nderit vendos për shkeljen e normave etike dhe profesionale, shkeljen e dispozitave të këtij Statuti dhe akteve të tjera të Odës, mospërmbushjen e obligimeve të anëtarëve të Odës, etj.
Gjykata e Nderit në ushtrimin e funksionit të saj është e pavarur dhe gjykon në bazë të Kushtetutës, Ligjit, Statutit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Odës.
Prokurori vepron me kallëzime për ngritjen e procedurës për shkeljen e dispozitave të kodit të detyrave dhe të drejtave etike të farmacistëve.
Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës kryen mbikëqyrje mbi:
- ligjshmërinë dhe korrektësinë e punës së Odës;
- shfrytëzimin e mjeteve të Odës dhe punës së përgjithshme materiale dhe financiare të Odës;
- realizimin e obligimeve të anëtarëve të Odës;
- punën financiare;
- dokumentet e kontabilitetit;
- shfrytëzimin e mjeteve për punën e shërbimit profesional të Odës;
- çështje të tjera të përcaktuara me këtë Statut dhe aktet e Odës.