македонски

Për mbrojtjen dhe avancimin e profesionalizmit dhe detyrave dhe të drejtave etike, për përmirësimin e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore, mbrojtjen e interesave të profesionit të tyre, ndjekjen e marrëdhënies së punëtorëve shëndetësorë ndaj shoqërisë dhe qytetarëve, punëtorëve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e farmacisë, farmacistëve të diplomuar, magjistrave në farmaci në Republikën e Maqedonisë bashkohen në Odën Farmaceutike të Maqedonisë. Oda është organizatë e pavarur, profesionale e farmacistëve e formuar në vitin 1992. Në Odë anëtarësohen farmacistët dhe magjistrat e diplomuar në farmaci dhe numri i tyre sot është rreth 2.500 anëtarë. Anëtarët e Odës kanë të drejta, obligime dhe përgjegjësi të përcaktuara me ligj, me këtë Statut dhe me rregullat e tjera. Anëtarët e Odës i ushtrojnë të drejtat e tyre drejtpërdrejt dhe nëpërmjet përfaqësuesve të njësisë së tyre territoriale në organet e Odës.

Anëtarët e Odës kanë të drejtë dhe obligim:

  • në mënyrë aktive të marrin pjesë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Odës;
  • të japin iniciativa, propozime për çështjet aktuale në fushën e farmacisë;
  • të zgjidhen dhe të zgjedhin dhe të revokojnë përfaqësuesit nga njësia e tyre territoriale në organet e Odës;
  • të informohen për punën e të gjitha organeve të Odës;
  • të shfrytëzojnë ndihmën dhe shërbimet profesionale dhe të tjera të ofruara nga Oda në kuadër të detyrave të saj;
  • të marrin pjesë në seminaret, kongreset, kurset, punëtoritë profesionale dhe format e tjera të përsosjes profesionale, të organizuara nga institucionet kompetente;
  • të ngritin iniciativa për miratimin dhe plotësimin e mendimeve dhe qëndrimeve në fushën e mbrojtjes shëndetësore;
  • ta respektojnë Statutin, aktet e përgjithshme dhe vendimet e Odës;
  • ta ushtrojnë me ndërgjegje veprimtarinë e tyre profesionale;
  • ta mbrojnë reputacionin e profesionit dhe ta respektojnë ligjin, Statutin dhe kodin e normave profesionale dhe etike;
  • kontestet e ndërsjella, si dhe rastet e shkeljes së normave etike t’i paraqesin dhe t’i zgjidhin përpara Gjykatës së Nderit të Odës;
  • rregullisht ta njoftojnë Odën për të gjitha të dhënat relevante për mbajtjen e rregullt të regjistrit të farmacistëve;
  • rregullisht ta paguajnë anëtarësimin;
  • të drejtat dhe detyrat e tjera të përcaktuara me këtë Statut dhe me aktet e përgjithshme të Odës.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH