ZGJEDHJE 2026-2030

Me vendim të Kryetarit të Kuvendit të Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shpallur zgjedhje për anëtarë të Kuvendit, Bordit Ekzekutiv, Bordit Mbikëqyrës, Gjykatës së Nderit dhe Prokurorit, si dhe për
Kryetar të Kuvendit të Odës dhe Kryetar të Odës.

Njoftimi i plotë, si dhe informacioni mbi Listën e Votuesve, procesin e aplikimit dhe shkarkimin e formularëve, mund të gjenden nëpërmjet lidhjeve më poshtë.

Kumtesë - ZGJEDHJE PËR ORGANET E ODËS 2026 – 2030

Me vendim të Kryetarit të Kuvendit të Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shpallur zgjedhje për anëtarë të Kuvendit, Bordit Ekzekutiv, Bordit Mbikëqyrës, Gjykatës së Nderit dhe Prokurorit, si dhe për Kryetar të Kuvendit të Odës dhe Kryetar të Odës.

Aktivitetet zgjedhore do të zbatohen në periudhën prej 20.5.2026 deri më 18.7.2026.

Anëtarët e Odës Farmaceutike të RMV-së zgjedhin anëtarë të organeve të Odës në bazë të së drejtës zgjedhore të lirë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë me votim të fshehtë për periudhë mandati katërvjeçare.

E drejta zgjedhore përfshin të drejtën e anëtarëve të Odës: të kandidohen, të zgjedhin, të zgjidhen, si dhe të vendosin për mandatin e anëtarëve të zgjedhur.

Të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet ka çdo farmacist anëtar i Odës, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës.

Anëtarët e Odës kandidohen me plotësimin e njërit prej fletëkandidimeve të cekura.

Fletëkandidimet e plotësuara dorëzohen në Odë në periudhën prej 20.05.2026 deri më 26.5.2026.

Fletëkandidim për anëtar të Kuvendit të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për anëtar të Bordit Ekzekutiv të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për anëtar të Gjykatës së Nderit të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për Prokuror të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për Kryetar të Kuvendit të Odës Farmaceutike të RMV-së

Fletëkandidim për Kryetar të Odës Farmaceutike të RMV-së

11.5.2026

Oda Farmaceutike e RMV-së

Komisioni Zgjedhor

LISTAT ZGJEDHORE SIPAS VENDIT TË BANIMIT

Informacion për anëtarësinë:

Në përputhje me kërkesat e pranuara për korrigjime në listat e anëtarëve sipas njësive territoriale, ju njoftojmë se sot, më 21.5.2026, janë publikuar listat e përditësuara.

Ju lutemi t’i kontrolloni dhe, nëse keni vërejtje, t’i dërgoni në adresën   info@fk.mk   më së voni deri më 26.5.2026.

 

Njësia territoriale nr. 1 përfshin anëtarët nga rajoni i: Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Probishtipit, Zletovës dhe vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 2 përfshin anëtarët nga rajoni i: Sveti Nikollës, Shtipit, Koçanit, Vinicës, Dellçevës dhe vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 3 përfshin anëtarët nga rajoni i: Vallandovës, Strumicës, Berovës, Pehçevës, Radovishit dhe komunave e vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 4 përfshin anëtarët nga rajoni i: Velesit, Kavadarcit, Negotinës, Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit dhe komunave e vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 5 përfshin anëtarët nga rajoni i: Manastirit, Prilepit, Krushevës, Demir Hisarit, Resnjës dhe komunave e vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 6 përfshin anëtarët nga rajoni i: Ohrit, Strugës, Dibrës, Vevçanit dhe komunave e vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 7 përfshin anëtarët nga rajoni i: Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Makedonski Brodit, Mavrovë–Rostushës dhe komunave e vendeve të tjera përreth tyre.

Njësia territoriale nr. 8 përfshin anëtarët nga rajoni i: qytetit të Shkupit, komunave në përbërje të tij dhe vendeve të tjera përreth tyre.