македонски

Puna e Odës drejtohet nga anëtarët e saj nëpërmjet përfaqësuesve të njësisë së tyre territoriale në organet e Odës.
Përfaqësuesit e anëtarësisë në organet e Odës punojnë sipas udhëzimeve të anëtarëve që i kanë zgjedhur dhe para tyre janë përgjegjës për punën e tyre.

Organet e Odës janë:

Kuvendi i Odës

Kuvendi është organi më i lartë i Odës.

Kuvendi përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga anëtarët e tij dhe ka 54 përfaqësues.

Kuvendi i Odës:

  • Miraton Programin Vjetor të Punës dhe Planin Financiar dhe raporton për zbatimin e tyre;
  • Miraton Statutin dhe bën ndryshimin dhe plotësimin e Statutit;
  • Vendos për lartësinë e anëtarësimit;
  • Emëron dhe shkarkon kryetarin e Odës, kryetarin e Kuvendit të Odës, anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, anëtarët e Gjykatës së Nderit dhe prokurorin;
  • E shqyrton raportin për llogarinë përfundimtare të vitit paraprak;
  • Miraton akte të përgjithshme në pajtim me Ligjin dhe Statutin;
  • Miraton konkluzione, konstaton qëndrime dhe jep mendime për çështje të rëndësishme për punën e Odës;
  • Vendos për lidhjen dhe bashkëpunimin e Odës me organizatat e tjera të ngjashme brenda dhe jashtë vendit;
  • Vendos për shpërndarjen e parakohshme të Kuvendit,

Kryetari i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit është anëtar i tij dhe angazhohet për:

  • Afirmimin e profesionit farmaceutik;
  • Zhvillimin dhe modernizimin e punës së Odës;
  • Përfaqësimin e paanshëm dhe të barabartë të interesave të segmenteve të veçanta të veprimtarisë farmaceutike;

Këshilli Ekzekutiv

Këshilli Ekzekutiv ka 11 anëtarë. Njësitë territoriale nga 1 deri në 7 kanë nga një anëtar – përfaqësues, ndërsa njësia territoriale 8 ka 3 anëtarë – përfaqësues në Këshillin Ekzekutiv.

Kryetari i Odës, me funksion është anëtar i Këshillit Ekzekutiv dhe kryetar i tij.
Anëtarët e Këshillit Ekzekutiv zgjidhen nga Kuvendi i Odës me propozimin e njësive territoriale.

Këshilli Ekzekutiv i kryen detyrat si në vijim:

  • i propozon Kuvendit miratimin e Programit të Punës dhe Planit Financiar;
  • shqyrton dhe miraton propozime për materialet e mbledhjeve të Kuvendit;
  • e zbaton Programin e Punës dhe Planin Financiar dhe vendimet e tjera të Kuvendit dhe për këtë e njofton Kuvendin;
  • shqyrton propozimet e anëtarëve për veprimin e Odës;
  • zbatimin e akteve të miratuara nga Kuvendi;
  • përcaktimin e propozimeve të akteve të miratuara nga Kuvendi;
  • ngrit iniciativë për miratimin dhe ndryshimin e ligjeve përkatëse dhe rregullave të tjera;
  • shqyton dhe merr qëndrime për zhvillimin e veprimtarisë së Odës që ndikojnë në avancimin e punës;
  • ofron transparencë për punën e Odës;
  • i miraton të gjitha aktet e përgjithshme që nuk janë në kompetencë të Kuvendit;
  • parashtron raport të Kuvendit për punën e tij;
  • formon trupa pune të përhershme ose të përkohshme për kryerjen e detyrave të caktuara;
  • menaxhon me mjetet në dispozicion të Odës;
  • miraton llogarinë përfundimtare për vitin paraprak;
  • mbikëqyr punën e shërbimit profesional dhe vendos për themelimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të punëtorëve në shërbimin profesional;
  • shpall konkurs dhe zgjedh sekretarin e Odës;
  • vendos për kundërshtimet dhe ankesat e aktvendimeve nga marrëdhënia e punës;
  • i propozon Kuvendit anëtarësimin në organizatat dhe asociacionet e ngjashme përkatëse brenda dhe jashtë vendit;
  • në përputhje me ligjin i klasifikon dokumentet dhe të dhënat që përfaqësojnë sekret dhe njoftimi i të cilave do të ishte në kundërshtim me interesat e Odës;
  • kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me këtë Statut ose me aktet e tjera të Odës.

Për punën e tij, Këshilli Ekzekutiv është përgjegjës para Kuvendit të Odës.

Kryetari i Odës

Kryetari i Odës kujdeset për ushtrimin e funksioneve të Odës.

Kryetari i Odës:

  • udhëheq me punën e Odës;
  • miraton vendime, aktvendime dhe akte të tjera lidhur me udhëheqjen e punës së Odës, të cilat nuk janë në kompetencë të organeve të tjera;
  • i nënshkruan aktet e miratuara në mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv;
  • ndërmerr aktivitete për zbatimin e akteve të miratuara nga Kuvendi, Këshilli Ekzekutiv, komisionet dhe organet e tjera të Odës;
  • i nënshkruan dokumentet nga puna materiale financiare e Odës;
  • i nënshkruan marrëveshjet e lidhura nga Oda;
  • kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, Statut dhe me akte të tjera të Odës.

Gjykata e Nderit dhe prokurori

Gjykata e Nderit vendos për shkeljen e normave etike dhe profesionale, shkeljen e dispozitave të këtij Statuti dhe akteve të tjera të Odës, mospërmbushjen e obligimeve të anëtarëve të Odës, etj.
Gjykata e Nderit në ushtrimin e funksionit të saj është e pavarur dhe gjykon në bazë të Kushtetutës, Ligjit, Statutit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Odës.

Prokurori vepron me kallëzime për ngritjen e procedurës për shkeljen e dispozitave të kodit të detyrave dhe të drejtave etike të farmacistëve.

Këshilli Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës kryen mbikëqyrje mbi:

  • ligjshmërinë dhe korrektësinë e punës së Odës;
  • shfrytëzimin e mjeteve të Odës dhe punës së përgjithshme materiale dhe financiare të Odës;
  • realizimin e obligimeve të anëtarëve të Odës;
  • punën financiare;
  • dokumentet e kontabilitetit;
  • shfrytëzimin e mjeteve për punën e shërbimit profesional të Odës;
  • çështje të tjera të përcaktuara me këtë Statut dhe aktet e Odës.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH