Qëllimet dhe detyrat e odës janë:
- përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të anëtarëve të saj;
- pjesëmarrja e barabartë së bashku me organet shtetërore, universitetet dhe institucionet e tjera në aktivitetet për të siguruar pozicionin dhe rolin përkatës të farmacistëve në shoqëri;
- pjesëmarrja në hartimin e ligjeve dhe rregullave të tjera në fushën e shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe në përcaktimin e qëndrimeve profesionale për ushtrimin e veprimtarisë farmaceutike;
- mbrojtja e interesave të profesionit;
- ndjekja e punës së farmacistëve të diplomuar në aspekt të respektimit të parimeve të etikës farmaceutike, zbatimit të standardeve dhe cilësisë së nevojshme në punë;
- kujdesi për mbrojtjen e nderit dhe pavarësisë së profesionit farmaceutik;
- nxitja e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të saj dhe bashkëpunimi me personat e tjerë fizikë dhe juridikë vendas dhe të huaj;
- realizimi i aktiviteteve të tjera në pajtim me ligjet, me këtë Statut dhe rregullat e tjera.