македонски

Veprimtaria themelore e Odës është:

  • zhvillimi i vazhdueshëm profesional i farmacistëve për ushtrimin e veprimtarisë farmaceutike;
  • organizimi dhe zbatimi i punës provuese dhe dhënia e provimit profesional për marrjen e licencës së punës;
  • lëshimi, vazhdimi, rinovimi dhe heqja e licencave të punës;
  • njohja e punës provuese dhe provimit profesional të dhënë jashtë vendit;
  • përcaktimi i formave, kritereve dhe procedurës për zhvillimin e vazhdueshëm profesional;
  • përsosja e vazhdueshme profesionale e anëtarëve të saj përmes formave të ndryshme të arsimit të vazhdueshëm në mënyrën e përcaktuar me aktin e përgjithshëm në përputhje me ligjin;
  • mbajtja e regjistrit të licencave të punës të lëshuara, të vazhduara, të rinovuara dhe të hequra;
  • mbajtja e regjistrit të farmacistëve – anëtarëve të Odës;
  • kryerja e mbikëqyrjes mbi punën profesionale të institucioneve shëndetësore dhe punëtorëve shëndetësorë – farmacistëve që punojnë në to;
  • botimi i publikimeve me qëllim të informimit në kohë dhe të vazhdueshëm të anëtarëve të saj me gjendjet aktuale në farmaci;

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH