MBËSHTETJE PËR ZGJERIMIN E LISTËS SË SHËRBIMEVE TË FARMACISTËVE NË FARMACI
Përfaqësuesit e Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në Ministrinë e Shëndetësisë, morën mbështetje për zgjerimin e listës së shërbimeve të farmacistëve, të cilët punojnë në barnatore private. Në takim, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, dhe përfaqësuesit e Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut – kryetarja, specialistja Vesna Stavrova, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Odës, farmacisti I diplomuar. Imer Imeri, u pajtuan se zgjerimi i listës së shërbimeve që do të kryheshin në barnatoret private do të thotë shumë për farmacistët, për qytetarët dhe në fund për të gjithë sistemin shëndetësor.
Gjegjësisht, nga njëra anë, zgjerimi i listës së shërbimeve do të nënkuptojë ngritjen e nivelit profesional të punonjësve shëndetësorë – farmacistëve, sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian dhe botës. Nga ana tjetër edhe zgjerimi i listës së shërbimeve do të paraqesë një barrë të madhe për sistemin shëndetësor. Dhe në fund, përfitimin më të madh nga e gjithë kjo do ta kenë qytetarët të cilët, aty ku marrin barnat e nevojshme, mund t’u matet njëkohësisht presioni i gjakut ose sheqeri, si dhe analiza të tjera për të konfirmuar diagnoza të caktuara.
Zgjerimi i shërbimeve të farmacistëve nëpër barnatore është mbështetur ligjërisht me ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor, ndërsa Oda Farmaceutike e Republikës së Maqedonisë, si propozuese e këtij ndryshimi ligjor, ka mbështetjen e Grupit Farmaceutik të Bashkimit Evropian – PGEU.
Në takim, përfaqësuesit e Odës Farmaceutike morën mbështetje nga ministri i dikasterit, Taravari, për nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të statusit të farmacistëve, si profesionistë shëndetësorë më të disponueshëm dhe domosdoshmërinë e trajtimit të tyre si palë të barabarta në sistemin shëndetësor të shtetit.
Është mbajtur qëndrim i përbashkët që bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Farmacisë duhet të vazhdojë në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të pozitës së farmacistëve dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.