Takim me Ministrin e Shëndetësisë së RMV-së

Më 13.04.2023, përfaqësues nga Oda Farmaceutike e RMv-së patën takim me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti.

Prezantohen problemet me të cilat ballafaqohen prej kohësh farmacistët dhe për të cilat kërkohet zgjidhje e menjëhershme, sidomos recetat e kthyera dhe të papaguara gjatë kontrolleve nga “Termini Im” dhe FSSHRMV. Gjithashtu u diskutua edhe për rritjen e çmimit të shërbimit të dhënies së barnave me recetë në kurriz të FSSHRMV-së , për të cilin Oda duhet të përgatisë analizat përkatëse dhe të mbështesë kërkesën me propozime konkrete. Kërkesat do të shqyrtohen dhe zgjidhen në bashkëpunim dhe mbajtjen e takimeve të përbashkëta me institucionet kompetente.

Ministri shprehu interesimin dhe vullnetin për të vazhduar projektet tashmë të nisura me Ministrinë e Shëndetësisë dhe për të thelluar bashkëpunimin me Odën.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH