Takim me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti – 21.3.2023

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Odat e Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmaceutikës, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, “Termini im” dhe Shoqata e Mjekëve të Familjes.
Në parim janë shqyrtuar aktivitetet e mëparshme lidhur me ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, i cili është në fazën përgatitore.

Zgjidhjet e reja në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor duhet të përgjigjen pozitivisht dhe të zgjidhin problemet aktuale me të cilat ballafaqohet sistemi shëndetësor në tërësi.
Përfaqësuesit e të tre odave nga fusha e shëndetësisë dhanë një shpjegim për problemet me të cilat përballen në praktikë.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Mexhiti theksoi se me bashkëpunim të përbashkët është e nevojshme të krijohen politika të reja shëndetësore dhe të largohen procedurat burokratike që e rëndojnë kujdesin shëndetësor.

Ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor do t’i dërgohen për shqyrtim odave të fushës së shëndetësisë.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH