PËRMIRËSIMI I VAZHDUESHËM I STATUSIT TË FARMACISTËVE
Roli dhe rëndësia e farmacistëve për sistemin shëndetësor dhe për vendin në përgjithësi, ishte tema e takimit të mbajtur më 3.10.2024, mes njerëzve të parë të Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore në Republikën së Maqedonisë së Veriut (MALMED).
Në takimin ndërmjet delegacionit të Odës, të kryesuar nga kryetarja, spec.pharm. Vesna Stavrova, me drejtorin e MALMED, Dr. Sefedin Jonuzi dhe zv.kryetaren Maja Kovaçeva, u theksua nevoja për përmirësimin e vazhdueshëm të statusit të farmacistëve në shoqëri dhe domosdoshmërinë e trajtimit të tyre si palë maksimalisht të barabartë në sistemin shëndetësor të shtetit.
Siç u theksua, farmacistët janë ndoshta punonjësit shëndetësorë më të aksesueshëm, të cilët jo vetëm ofrojnë akses sa më të mirë në ilaçe dhe japin këshilla, por ofrojnë edhe kujdes parësor shëndetësor, veçanërisht në kushtet kur ai nuk është i disponueshëm për qytetarët. Pa kompetencat e tyre nuk mund të imagjinohet asnjë institucion apo aktivitet i vetëm klino-spitalor në fushën e industrisë farmaceutike.
Në takimin e përfaqësuesve të Odës Farmaceutike me drejtuesit e MALMED, u diskutuan çështjet mbi farmacitë rurale dhe rrjetin e objekteve shëndetësore nga pikëpamja e farmacive.
U theksua se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe gjithmonë në favor të përmirësimit të pozitës së farmacistëve dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në aspekt të përfitimit që pacientët kanë prej tyre.