Njoftim – Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kujdesin shëndetësor

македонски

Të nderuar,

Anëtarët e Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

përmes trupave dhe organeve, së bashku me presidentin Dipl. Pharm. spec. Vesna Stavrova, duke punuar me përpjekje të veçanta dhe përkushtim këmbëngulës në fushën e gjetjes së zgjidhjeve për ndërtimin e reformave në veprimtarinë shëndetësore farmaceutike, duke marrë parasysh përvojën e mëparshme dhe rezultatet e saj në sistemin tonë shëndetësor, më në fund dhanë rezultate të cilat si risi dhe zgjidhje hynë në përmbajtjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, i miratuar nga Kuvendi i Republika e Maqedonisë së Veriut më 07.02.2024 dhe botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 30/2024. Me të u sollën dy risi:

E para është një risi me të cilën farmacive, si lloje të veçanta të institucioneve shëndetësore dhe njësitë organizative të tyre, krahas shërbimeve ekzistuese u jepet mundësia: prokurimi, vendosja, ruajtja, lëshimi, ekzaminimi dhe kontrolli i ilaçeve, materialeve sanitare dhe substancave medicinale, prodhimi i ilaçeve magjistrale dhe preparateve galenike, dhënia e udhëzimeve për përdorimin e ilaçeve të lëshuara dhe prokurimi dhe lëshimi i mjeteve për ushqim të fëmijëve dhe ushqim dietik,  mjete ndihmëse ortopedike, vegla dhe instrumente mjekësore për kryerjen e shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me dhënien e informacionit dhe këshillimit, si dhe kryerjen e shërbimeve parandaluese dhe të tjera në lidhje me terapinë me ilaçe.

Në këtë mënyrë krijohen kushte dhe mundësi që farmacitë tona, për nga përmbajtja e aktivitetit të tyre, të ngjasojnë dhe të afrohen më shumë me farmacitë nga sistemet më të avancuara shëndetësore të vendeve përreth dhe më gjerë.

Ky zgjerim me kryerjen e shërbimeve të reja pashmangshëm shkakton zgjerim të listës së shërbimeve shëndetësore që mund të kryhen nëpër farmaci, të cilën në pajtim me nenin 26 paragrafi (3) të Ligjit për kujdesin shëndetësor, e përcakton Ministri i Shëndetësisë, kurse farmacitë do të mund t’i kryejnë këto shërbime nëse i plotësojnë kushtet e nevojshme në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit, të cilat sipas nenit 60 paragrafi (5) të ligjit të përmendur duhet t’i përcaktojë Ministri i Shëndetësisë.

E dyta është një risi që i referohet edhe funksionimit të farmacive që ushtrojnë veprimtari shëndetësore farmaceutike. Me të, për herë të parë, Kuvendit, si organ i Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, iu dha e drejta që të miratojë akt me të cilin do të përcaktohen çmimet minimale për shërbimet shëndetësore private të kryera në farmaci, pra shërbimet që pacientët paguajnë me fonde personale. Bëhet fjalë për miratimin e aktit – çmimore të vetme për çmimet minimale që do të aplikohen për shërbimet farmaceutike të cilat nuk mbulohen nga mjetet e Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një listë çmimesh që do të jetë unike dhe e detyrueshme për aplikim në të gjitha farmacitë e sistemit shëndetësor të vendit tonë.

 

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kujdesin shëndetësor
“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 30/2024.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH