Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet odave farmaceutike të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

KËMBIMI I EKSPERIENCAVE PROFESIONALE PËR TRAJNIMIN PROFESIONAL TË FARMACISTËVE

Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë të odave dhe forcimi i kapaciteteve profesionale në funksion të promovimit të farmacistëve dhe aktivitetit farmaceutik, është thelbi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës Farmaceutike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës së Farmacistëve të Kosovës.  Në një ceremoni të përshtatshme, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Dr. Arben Taravari, memorandumi u nënshkrua nga spec.  Vesna Stavrova, kryetare e OFRMV-së dhe Kadri Bytyqi, kryetar i OFK-së.

Qëllimi i këtij memorandumi është nxitja e organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive shkencore për formimin profesional të farmacistëve në drejtim të garantimit dhe përmirësimit të aftësive të tyre profesionale.   Dokumenti parashikon thellimin e marrëdhënieve profesionale mes dy organizatave si motra, në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të standardeve profesionale dhe përafrimit të tyre me tendencat profesionale në farmaci. 

Në dispozitat e Memorandumit thuhet se dy palët nënshkruese do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në drejtim të hartimit dhe zbatimit të programeve dhe aktiviteteve të veçanta për realizimin e trajnimeve profesionale në sektorin farmaceutik.

Siç u theksua, nuk është vetëm “vula” e Memorandumit që lidh bashkëpunimin.  Miqësia e fortë, komunikimi i ndërsjellë, që do të thellohet gjithnjë e më shumë, jo vetëm në interes të odave si motra, por edhe për të mirën e pacientëve, do të thotë shumë më tepër se kaq.  Këto takime të ndërsjella janë veçanërisht domethënëse, mbi të gjitha për shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, gjë që është e vlefshme për profesionin, sepse informacioni e çon profesionin përpara.  Në farmaci, si në mjekësi, risitë lëvizin me shpejtësi kozmike dhe mënyra më e mirë për t’i ndarë ato është pikërisht përmes takimeve të tilla të përbashkëta. 

Përndryshe, në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Taravari, u fol edhe për zgjerimin e listës së shërbimeve farmaceutike që mund të kryhen në barnatore të nivelit parësor të shëndetësisë , depistimi dhe monitorimi i glukozës në gjak, matja e peshës, këshilla për pacientët me simptoma të lehta, pjesëmarrja në zbatimin e programeve për pacientët me diabet dhe astmë, etj.

Me nënshkrimin e aneksit të ri të kontratës kolektive, janë korrigjuar titujt në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, me të cilin farmacistët si punonjës shëndetësorë me arsim të lartë, barazohen me doktorët e mjekësisë dhe doktorët e stomatologjisë.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH