JAVA PËR PËRDORIM TË SIGURTË TË BARNAVE

македонски

Agjenciioni për barnat dhe pajisjet mjekësore (MALMED), së bashku me faktorë të shumtë të rëndësishëm në sistemin shëndetësor në nivel global dhe lokal, i bashkohet respektimit të javës për përdorim të sigurt të barnave – MedSafetyWeek, e cila zhvillohet nga data 4 deri në 10  nëntor 2024. MALMED, si Qendra nacionale për Raportimin e reaksioneve të padëshiruara të barnave, zbaton vazhdimisht aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe vlerën e raportimit të reaksioneve të padëshiruara të barnave dhe promovimin e përdorimit të sigurt të barnave.

#MedSafetyWeek është një fushatë e mediave sociale e organizuar nga Qendra e Monitorimit të OBSH-së në Uppsala që zhvillohet në nëntor të çdo viti dhe ka fokus ose temë të ndryshme për të inkurajuar raportimin e çdo reaksioni të dyshuar të padëshiruar të barnave. Tema e fushatës së këtij viti #MedSafetyWeek është “rëndësia e përdorimit të barnave në mënyrë korrekte për të parandaluar reaksionet e padëshiruara dhe për të raportuar reagimet e padëshiruara nëse ato ndodhin”.

Hulumtimet shkencore tregojnë se pothuajse gjysma e reaksioneve të padëshiruara të barnave mund të parandalohen.

Prevencioni i reaksioneve të padëshiruara dhe parandalimi i tyre mund të shpëtojë pacientët nga vuajtjet e konsiderueshme, si dhe të zvogëlojë kostot e kujdesit shëndetësor.

I kujtojmë punonjësit shëndetësorë për rëndësinë e përdorimit racional të barnave dhe i inkurajojmë ata së bashku me pacientët të raportojnë çdo dyshim për reaksion të padëshirueshëm  nga barnave.

Për më tepër, raportimi i reaksioneve të padëshiruara të barnave mund të tregojë ekzistencën e reaksioni të ri të padëshirueshëm , të pazbuluar më parë, për ilaç të caktuar, të konfirmojë frekuencë të ndryshuar të shfaqjes së reaksionit të padëshirueshëm të vendosur tashmë nga ilaç i caktuar, të identifikojë reaksion të padëshirueshëm që ndodh. vetëm në popullatë të caktuar pacientësh, zbulimi i ndërveprimeve, gabimet e mundshme mjekësore, abuzimi, keqpërdorimi, etj. Bazuar në të dhënat e regjistruara dhe identifikimin e njohurive të reja në lidhje me sigurinë e barnave, Agjencioni për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) mund të marrë masa për të siguruar që ilaçi të përdoret në mënyrë që minimizon rrezikun dhe thekson përfitimin nga i njëjti.

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH