Informacion mbi shumën e çmimit të shërbimit – lëshimin e barnave në kurriz të FSSHRMV

Pas takimeve të shumta me drejtorët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bordi Drejtues i FSSHRMV-së në seancën e sotme, solli vendim që çmimi i shërbimit për lëshimin e barnave me recetë në barrën e Fondit të rritet me 22%. Vendimi do të jetë i vlefshëm nga data 1.7.2023.

Oda Farmaceutike e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe më tej negociatat me FSSHRMV-në, në mënyrë që të paguajë çmimin e një shërbimi me recetë.

Oda Farmaceutike e RMV-së

Kryetar,

Dipl. farm. spec. Vesna Stavrova

START TYPING AND PRESS ENTER TO SEARCH